Drafti i NBA: Williamson zgjidhet i pari nga New Orleans Pelicans

  • 21 June 2019 - 12:32
Drafti i NBA: Williamson zgjidhet i pari nga New Orleans Pelicans

Zion Williamson është zgjedhur i pari në draftin e NBA nga Neë Orleans Pelicans.

Williamson, 18-vjeçar, i cili është 200.6 centimetra i gjatë dhe peshon 129 kilogramë, u emërua lojtari më i mirë i vitit në kolegje pasi i shënoi mesatarisht 22.6 pikë për Duke qysh në sezonin e tij të parë.

Në draftin e NBA, klubet i zgjedhin me radhë lojtarët më të mirë të rinj të kolegjeve dhe basketbollistë të tjerë të talentuar nga pjesa tjetër e botës.

“Nëna ime sakrifikoi shumë për mua. Nuk do të isha këtu pa të”, ka thënë Williamson, i emocionuar.

Duke folur pas draftit në Nju Jork, ai shtoi: “Nëna ime i la ëndrrat e veta anash për mua. Ajo gjithmonë e vendoste familjen para vetes”.

Pelicans e kishin fituar lotarinë për draftin e NBA, përkundër që kishin vetëm gjashtë për qind mundësi që ta merrnin pozitën e parë. Gjashtë klube të tjera patën gjasa më të mira për ta fituar këtë pozitë.

Memphis Grizzlies e përdorën zgjedhjen e tyre si të dytit në radhë për ta marrë Ja Morantin nga Murray State, ndërsa New York Knicks ishin të tretët në radhë dhe e zgjodhën basketbollistin e Duke, RJ Barrett.

De’Andre Hunter pritet t’i bashkohet Atlanta Hawks. Lakers fillimisht e zgjodhën atë, mirëpo ky lojtar i takon Pelicans për shkak të marrëveshjes që e solli Anthony Davisin në Los Angeles. Pelicans do ta shkëmbejnë atë me Atlantan.

Cleveland Cavaliers ishte i pesti në radhë dhe ata e zgjodhën Daruis Garlandin nga Vanderbilti. 

(Kosova Sot Online)