Prishtina licencon 25 lojtarë për Ligën e Evropës, Januzin dhe Bardhokun s’i lirojnë ish-klubet

  • 21 June 2019 - 13:22
Prishtina licencon 25 lojtarë për Ligën e Evropës, Januzin dhe Bardhokun s’i lirojnë ish-klubet

Prishtina i ka licencuar 25 futbollistë të skuadrës për të luajtur në ndeshjen e rrethit paraeliminator të Ligës së Evropës, kundër klubit nga Gjibraltari, St. Joseph’s. Megjithatë, Ahmed Januzi dhe Tun Bardhoku s’janë larguar nga ish-klubet e tyre.

Prishtina do të përballet me St. Joseph’s në kuadër të rrethir paraeliminator të Ligës së Evropës më 27 qershor në orën 20:45 dhe pastaj në ndeshjen kthyese më 2 korrik, në Gjibraltar.

Për këto dy ndeshje, Prishtina s’ka arritur t’i licencojë Januzin dhe Bardhokun për shkak se ish-klubet e tyre, respektivisht Llapi dhe Feronikeli, nuk i kanë lejuar. Megjithatë, Prishtina njofton se ata do të kenë të drejtë loje në ndeshjet e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, kundër Rangers, nëse klubi kryeqytetas kualifikohet.

Drejtuesit e Prishtinës i kanë falënderuar për bashkëpunimin disa klube: Drenicën, Dritën dhe Flamurtarin.

Futbollistët e licencuar janë:

Portierë: 12. Visar Bekaj, 1. Alban Muqiqi, 36. Adi Hyla, 35. Laurit Behluli.

Mbrojtës: 2. Armend Thaqi, 13. Abdul Bashiru, 34. Agon Xhaka, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku, 8. Ahmet Haliti.

Mesfushorë: 5. Diar Miftaraj, 18. Ergyn Ahmeti, 7. Lorik Boshnjaku, 6. Endrit Krasniqi, 21. Argjend Mustafa, 88. Ramush Ramadani, 20. Qendrim Zyba.

Mesfushorë ofensivë: 22. Lis Ahmeti, 23. Armend Gashi, 10. Meriton Korenica, 15. Gauthier Mankenda, 77. Trimron Selimi, 11. Kreshnik Uka.

Sulmues: 9. Basid Khalid, 17. Alban Shillova.

(Kosova Sot Online)