Guardiola: Ju duhet të fitoni ose do të shkarkoheni

  • 21 June 2019 - 16:04
Guardiola: Ju duhet të fitoni ose do të shkarkoheni

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola këmbëngul se vetëm fitoret arsyetojnë punën e trajnerëve.

Spanjolli ka pohuar kohë më parë se do të preferonte të luante futboll të mirë se sa të triumfonte.

Por këto ditë, ai duket se ka ndryshuar mendjen dhe se tashmë pohon se fitorja arsyeton stilin e lojës së tij.

“Ju duhet të fitoni sepse vetëm në këtë formë nuk do të shkarkoheni”, tha Guardiola, përpara se të komentonte punën e Ernesto Valverdes te Barcelona. 

“Ajo që unë shoh, për Barçën, ata kanë bërë punë shumë të mirë. Njerëzit mendojnë se për shkak se drejtoni Barcelonën apo Real Madridin, ju duhet të fitoni gjithçka. Është shumë e vështirë, ku për të fituar edhe një trofe të vogël, juve do t’ju kushton”, pohoi spanjolli.

Ndryshe, Guardiola është shpallur kampion për herë të dytë rreth në Ligën Premier me Manchester Cityn.

(Kosova Sot Online)