Maldini kthehet “optimist” pas takimit me drejtuesit e Madridit

  • 21 June 2019 - 16:12
Maldini kthehet “optimist” pas takimit me drejtuesit e Madridit

Maldini është kthyer në Milani, pas takimit me drejtuesit e Los Blancos. Sipas Sky, Ceballos, Odegaard, Theo dhe Mayoral janë në listën e Kuqezinjve.

Paolo Maldini, drejtori i zhvillimit strategjik i zonës sportive të Milanit, është rikthyer të enjten në Milano shumë optimist, pas takimit disa ditorë me drejtuesit e Real Madridit për disa lojtarë. 

“Udhëtimi ka qenë mirë. Gjithmonë sjellim lajme të mira për (trajnerin, Marco) Giampaolo, jemi optimistë për këtë Milan”, tha mbrëmë Maldini për Sky Sport, pas arritjes në aeroportin e Milanos. 

Image

Maldini udhëtoi në Madrid së bashku me Zvonimir Boban, drejtori i ri operativ, për t’u takuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Pérez, dhe drejtorin gjeneral të Los Blancos, José Ángel Sánchez.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, Milani do tre lojtarë të Realit, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedine Zidane.

Futbollisti më i dashur për Milanin është mesfushori, Dani Ceballos, derisa raportohet edhe për një interesim për Borja Mayoral, Theo Hernandez e Martin Odegaard. 

(Kosova Sot Online)