E bleu nga Reali për 30 milionë euro, Atletico i vë klauzolë të çmendur Llorentes

  • 21 June 2019 - 16:32
E bleu nga Reali për 30 milionë euro, Atletico i vë klauzolë të çmendur Llorentes

Llorente ka kaluar tashmë testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Atletico Madridin. 24-vjeçarit i është vënë klauzolë 120 milionë euro te klubi nga Madridi.

Marcos Llorente ka ndërruar skuadër, por do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid dhe të luajë në La Liga.

24-vjeçari e ka lënë Real Madridi për Atletico Madridin për 30 milionë euro, plus 5 të tjera bonuse. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me ekipin e Diego Simeones

Sipas AS, Atletico i ka vënë klauzolë 120 milionë euro Llorentes, aq sa Oblak e Costa, e po ashtu edhe Antoine Griezmann – që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku.

“Doja një projekt ambicioz dhe një klub që beson në mua, Atletico mi ka dhënë të dy gjërat. Jam shumë i lumtur, këtë doja dhe tani mezi pres të takohem me shokët”, ishin fjalët e para të Llorentes pasi kaloi testet mjekësore te Atletico.

 (Kosova Sot Online)