Sport: “100 milionë euro + Coutinhon për Neymarin”

  • 21 June 2019 - 17:29
Sport: “100 milionë euro + Coutinhon për Neymarin”

Barcelona dhe Real Madridi do të bëjën të pamundurën deri në fund të merkatos për t’ia rrëmbyer njëra-tjetrës brazilianin, Neymar Junior.

Sipas të përditshmes katalunase ‘Sport’, Barcelona tashmë ka nisur negociatat me Paris Saint Germainin për ta sjellë Neymarin në Camp Nou.

Bartomeu nuk është i gatshëm të ofrojë 300 milionë euro që kërkon Nasser Al-Khelaifi dhe për këtë fillimisht ka ofruar 100 milionë euro plus kartonin e mesfushorit, Philippe Coutinho.

Gjithnjë, sipas “El Chiringuito TV”, që i referohet të përditshmes ‘Sport’, Barça mund të shtojë edhe një tjetër futbollist në ofertë nëse PSG-ja refuzon në tentimin e parë – Umtiti dhe Rakitic janë emrat më të përmendur për të hyrë në marrëveshje.

Për 27-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Real Madridi dhe spekulimet janë shtuar edhe më shumë me publikimin e fotografisë të Benzemas me Neymarin në “Instagram”, si dhe pas postimit të Zinedine Zidane që braziliani ia ka bërë ‘like’.

Për dy vite në PSG, Neymar nuk e ka gjetur vetën, ani pse ka statistika të frikshme – 58 ndeshje, 51 gola dhe 29 asiste.

Ai dëshiron të rikthehet në Spanjë dhe Reali e Barça tashmë kanë nisur ‘luftën’ për shërbimet e brazilianit. 

(Kosova Sot Online)