Zyrtare: Ramsey ka zgjedhur numrin e legjendave te Juventusi

  • 21 June 2019 - 18:51
Zyrtare: Ramsey ka zgjedhur numrin e legjendave te Juventusi

Ramsey do ta veshë fanellën me numrin 8 te Juventusi, që për një kohë të gjatë e ka pasur Claudio Marchisio.

Aaron Ramsey zyrtarisht do t’i bashkohet Juventusit me 1 korrik dhe tashmë “Zonja e Vjetër” ka nisur të shesë online në sajtin zyrtar fanellën e ish-mesfushorit të Arsenalit.

Zyrtarisht, Ramsey do ta bartë fanellën me numrin 8, që e ka bartur për një kohë Marchisio, i cili e la “Zonjën e Vjetër” verën e kaluar dhe ka qenë numër i lirë gjatë gjithë sezonit 2018/19. 

Ish-mesfushori i Arsenalit do të tentojë të ketë sukses me këtë numër ashtu si Antonio Conte e Marco Tardelli, që gjithashtu e kanë veshur fanellën me numrin tetë te kampioni i Serie A.

Ramsey në tri sezonet e fundit te Arsenali e ka bartur fanellën me numrin 8, kurse në të kaluarën numrin 16.

Image

(Kosova Sot Online)