Real Madrid refuzon ta huazojë James Rodriguez

  • 21 June 2019 - 19:51
Real Madrid refuzon ta huazojë James Rodriguez

Skuadra e Real Madrid e ka të qartë se çfarë dëshiron nga James Rodriguez.

Mbretërit do të refuzojnë në çdo kusht që ta lënë lojtarin në huazim edhe për një sezon, me synimin për ta shitur kartonin e tij.

Një nga skuadrat që ka shfaqur interesim për kolumbianin është Napoli, dhe italianët shihen si favoritët për të siguruar shërbimet e lojtarit.

‘Goal’ mëson se Real Madrid janë të vendosur që ta shesin mesfushorin, në mënyrë që të rrisin fondet e tyre për të kryer blerje të reja. 

Dy sezonet e kaluara James i kaloi si i huazuar tek Bayern Munich, por skuadra gjermane nuk shfrytëzoi mundësinë e blerjes.

Mbetet të shihet nëse Napoli do të bëjë ndonjë ofertë që të bind skuadrën nga Madridi për ta liruar James Rodriguezin.

(Kosova Sot Online)