Arrihet marrëveshja mes klubeve, Hysaj do t’i bashkohet Atletico Madridit

  • 21 June 2019 - 20:25
Arrihet marrëveshja mes klubeve, Hysaj do t’i bashkohet Atletico Madridit

Është arritur më në fund marrëveshja mes Atletico Madridit dhe Napolit për Elseid Hysajn.

Mbrojtësi shqiptar do të largohet përfundimisht nga Napoli dhe karrierën do ta vazhdoj në La Liga.

Eksperti i tregut të transferimeve në Itali, Alfredo Pedull ka raportuar se Atletico Madrid ka bërë ofertën përfundimtare prej 20 milionë euro në drejtim të Napolit dhe klubi italian e ka pranuar këtë.

Vetë futbollisti shqiptar ishte duke pritur një kalim te Juventusi për t’iu bashkuar trajnerit Maurizio Sarri, por ka munguar oferta nga kampionët e Italisë. 

Kësisoj Napoli ka pranuar ofertën e Atletico Madridit dhe Hysaj tani do të diskutojë për kushtet personale me klubin madrilen.

Atletico ka liruar mbrojtësin veteran Juanfran, ndërsa meksikani Arias nuk ka bindur dhe kjo është arsyeja që po transferojnë Hysajn.

25-vjeçari shkodran kësisoj do ta bëjë transferimin më të shtrenjtë në karrierën e tij, pasi në vitin 2015 iu bashkua Napolit për vetëm pesë milionë euro nga Empoli.

(Kosova Sot Online)