Interi fiton derbin me Milanin, Sensi vishet zikaltër?

  • 21 June 2019 - 20:53
Interi fiton derbin me Milanin, Sensi vishet zikaltër?

Interi i la kuqezinjtë jashtë Championsit, Interi ka djegur sërish konkurencën e Milanit në derbin e merkatos për mesfushorin e Sassuolos Stefano Sensi.

Vështirësitë që ka hasur në bisedimet me Cagliarin për kartonin e Nicolo Barrela kanë bërë që drejtuesit zikaltër të ndryshojnë objektiv duke piketuar pikërisht Sensin për qëndrën e mesfushës. 

23-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Milani por marrëdhëniet e mira mes drejtuesve zikaltër dhe atyre të Sassuolos pas transferimit të Mateo Politanos në San Siro, kanë bërë që kjo marrëveshje të mbyllet në kohë rekord, me Marottën dhe Ausilion që i kanë ofruar 5 milionë euro Sassuolos për huazimin e Sensit dhe 22 deri në 25 milionë të tjera për të drejtën e blerjes pas një viti, por në këtë shifër do të përshihet edhe kartoni i një futbollisti të ri të skuadrës zikaltër që do të përzgjidhet nga trajneri De Zerbi dhe me shumë mundësi do të jetë sulmuesi Edoardo Vergnani.

Një transferim i ngjashëm ky me atë të Mateo Politanos para një viti. Në sezonin e fundit Sensi zhvilloi në total 28 ndeshje me Sassuolon në Serie A duke realizuar dhe 2 gola.

(Kosova Sot Online)