Kina ofron 25 milionë euro për yllin e Interit!

  • 21 June 2019 - 20:53
Kina ofron 25 milionë euro për yllin e Interit!

Në janar, largimi i tij ishte thuajse i sigurtë, aq sa Marotta do të fliste përpara medieve duke bërë me dije se kroati kishte kërkuar vetë që të transferohej diku tjetër, me Arsenalin që nuk pagoi shifrën e vendosur nga zikaltërit.

Sipas asaj që bën me dije FcInterNews, megjithatë, Ivan Perisic ka një tjetër shans të largohet, pasi merkato e verës është e gjatë, raporton telesport. Zikaltërit tentuan ta përfshijnë në marrëveshjen për të arritur te Romelo Lukaku i Manchester United, por “Djajtë” nuk janë dakord. 

Oferta që ka ardhur momentalisht është kineze dhe bëhet fjalë për një klub që ka ofruar 25 mln euro për kartonin e kroatit dhe 12 mln euro neto në sezon për futbollistin, që ka kërkuar kohë dhe po reflekton, edhe pse nuk është i vendosur ta pranojë, ashtu si Interi ofertën për kartonin.

(Kosova Sot Online)