Martohet kapiteni i Anglisë

  • 21 June 2019 - 21:23
Martohet kapiteni i Anglisë

Asi i Tottenham Hotspurs, Harry Kane është martuar me dashurinë e tij fëmijërore Katie Goodland.

Kanë më në fund ka gjetur pak pushim pas përfundimit të sezonit të lodhshëm që pati.

Lokacioni i martesës nuk është bërë i ditur, por çifti ka postuar disa foto të bukura në një vend ekzotik.

“Më në fund u martove me shoqen time të jetës”, ka shkruar në Twitter, Kane.

Kane kishte bërë shaka më herët se nuk do të qante në ditën e tij të dasmës, dhe së këtë do e bënte vetëm kur të fitonte ndonjë trofe më Anglinë.

Shumë persona të famshëm kanë uruar çiftin për martesën e tyre.

Kane i ka propozuar Goodlandit në vitin 2017, dhe që prej atëherë janë të fejuar.

Goodland muajin e kaluar ishte në Las Vegas me shoqe për natën e beqarisë. Gajtë gjithë udhëtimit ajo kishte të veshur ndresën e Anglisë me numrin e burrit të saj.

Çifti ka dy fëmijë bashkë. 

(Kosova Sot Online)