Ademi, për Florentin: “I lumtur që një dardan iu bashkëngjit Dardanëve”

  • 21 June 2019 - 22:09
Ademi, për Florentin: “I lumtur që një dardan iu bashkëngjit Dardanëve”

Agim Ademi është shprehur i lumtur me ardhjen e re te Kosova, Florent Muslija.

Pas Florent Hadërgjonajt, Ylldren Ibrahimajt dhe Ibrahim Dresheviqit, që iu bashkuan Kosovës në qershor – një tjetër futbollist nga shtatori do ta veshë fanellën e Dardanëve.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija.

Ai është takuar me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi gjatë ditës së sotme ku është zgjidhur gjithçka.

“Sot jam shume i lumtur që iu bashkëngjit një dardan ekipit tone të dardanëve. Ky është Florent Musliu një futbollist të cilit i dihen kualitetet e tij dhe më gëzon fakti që familja e tij dhe ky vet janë dhe kanë qenë të interesuar t’i bashkohen Kosovës dhe të japin kontributin e tyre që Kosova të arrijë rezultate sa më të mira”, u shpreh numri një i FFK-së, Agim Ademi. 

“Natyrisht që një falënderim shkon edhe për Fehmi Kongjelin i cili bashkarisht me Besim Zenelin që kanë qenë ata promotorët që kanë biseduar me Florentin dhe kanë ardhë deri këtu ku sot ne e nënshkruajmë marrëveshjen dhe jemi bashkërisht me “Dardanët”, tha ai.

“Shpresoj dhe besoj që rrugës së Florentit do të shkojnë edhe talentë të tjerë të cilët janë me prejardhje nga Kosova dhe faktikisht do ta bëjnë Kosovën atë që ne e kemi ëndërr”. “Ne Dardanët do të vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi dhe Florentit i uroj suksese, shëndet dhe të gjitha të mirat në ekipin tonë. Urime Florent! Faleminderit që e zgjedhe Kosovën”.

(Kosova Sot Online)