Cila është vlera e super talentit që iu bashkua Kosovës?

  • 21 June 2019 - 22:23
Cila është vlera e super talentit që iu bashkua Kosovës?

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” në ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Pas Florent Hadërgjonajt, Ylldren Ibrahimajt dhe Ibrahim Dresheviqit, që iu bashkuan Kosovës në qershor – një tjetër futbollist nga shtatori do ta veshë fanellën e Dardanëve.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija. 

Musliaj është takuar gjatë ditës së premte me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi dhe është nënshkruar marrëveshja për t’iu bashkuar Kosovës.

0-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin që lamë pas shënoi dy gola në 17 paraqitje.

Muslija, pas golit me Hannoverin ne Bundesliga në sezonin 2018/19

Sipas “Transfermarkt”, vlera e 20-vjeçarit është 3 milionë euro.

Muslija është lojtar me të ardhme të ndritur. Ai ka kontratë me Hannoverin deri në qershor të vitit 2022.

Image

(Kosova Sot Online)