Zidane dhe Perez, mosmarrëveshje për yllin e Realit!

  • 21 June 2019 - 22:31
Zidane dhe Perez, mosmarrëveshje për yllin e Realit!

Real Madrid ka shpenzuar deri tani më shumë se 300 mln euro për sa i përket investimeve në merkato (Militao, Rodrygo, Mendy, Hazard, Jovic), por nuk do të ndalet me kaq... Sipas medieve spanjolle, Florentino Perez ka ndër mend t'i bëjë një tjetër dhuratë  të madhe Zinedine Zidane, por kohët e fundit, sipas asaj që shkruan "Repubblica", ka pasur një mosmarrëveshje sa i përket talentit të madh Vinicius Jr.

Milani udhëtoi për në Madrid për t'u takuar me drejtuesit e Realit dhe biseduan për mundësinë e huazimit të ndonjë elementi me rëndësi, por edhe blerjes së kartonit. Shumë emra janë në dalje nga "Bernabeu", pasi duan më shumë hapësirë dhe me prurjet e reja, vështirë të gjejnë.

Mes tyre, braziliani i talentuar i ardhur nga Flamengo, kërkon të jetë në qendër të vëmendjes dhe Perez është i dashuruar pas tij, por Zidane ka një tjetër mendim: djaloshi duhet të huazohet dhe të luajë me vazhdimësi për t'u kthyer edhe më i fortë.

Kështu, pritet të vendosë Perez se çfarë do të bëhet me Vinicius, ndërsa mundësia më e mirë është huazimi në Spanjë se sa jashtë kufinjve, ku monitorimi i tij do të ishte më i vështirë.

Reali pagoi 45 mln euro për Vinicius Jr, ndaj është një investim i rëndësishëm, duke qenë se djaloshi është tepër i ri: vetëm 18 vjeç.

(Kosova Sot Online)