Magjiku Florent Muslija, shikojeni çfarë talenti ka siguruar Kosova

  • 21 June 2019 - 22:32
Magjiku Florent Muslija, shikojeni çfarë talenti ka siguruar Kosova

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Pas Florent Hadërgjonajt, Ylldren Ibrahimajt dhe Ibrahim Dresheviqit, që iu bashkuan Kosovës në qershor – një tjetër futbollist nga shtatori do ta veshë fanellën e “Dardanëve”. 

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin që lamë pas shënoi dy gola në 17 paraqitje dhe ka kontratë deri më 2022.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e Florentit është 3 milionë euro. Muslija ka bërë paraqitje pozitive në Bundesliga sa herë ka zbritur në fushë dhe më së miri e vërteton kjo video e shkurtër më poshtë.

(Kosova Sot Online)