Goli i çmendur i Florent Muslija në Bundesliga

  • 21 June 2019 - 22:53
Goli i çmendur i Florent Muslija në Bundesliga

Talenti që sapo i është bashkuar Kosovës, ka shënuar 2 gola në Bundesliga me Hannoverin në 17 paraqitje edicionin e kaluar.

Pas Florent Hadërgjonajt, Ylldren Ibrahimajt dhe Ibrahim Dresheviqit, që iu bashkuan Kosovës në qershor – një tjetër futbollist nga shtatori do ta veshë fanellën e “Dardanëve”.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija.

Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Muslija është vetëm 20-vjeçar dhe Hannoveri është munduar që ta inkuadrojë pak nga pak lojtarin në ekipin e parë, i cili sezonin tjetër pritet të ketë një rrol edhe më të madh.

Ai ka shënuar 2 gola në 17 paraqitje në Bundesliga, i cili në total ka luajtur 645 minuta.

Muslija fillimisht shënoi në ndeshjen e parë në Bundesliga në humbjen e Hannoverit 4-1 nga Frankfurti.

Golin tjetër e shënoi kundër Leverkusenit, një gol shumë të bukur që u zgjodh i treti më i mirë në xhiron e tetë të Bundesligas.

(Kosova Sot Online)