Egjipti e nis me fitore aventurën në Kupën e Kombeve të Afrikës

  • 22 June 2019 - 07:41
Egjipti e nis me fitore aventurën në Kupën e Kombeve të Afrikës

Egjipti ka marrë pikët e plota kundër Zimbabwe, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Egjipti e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke e mposhtur 1-0 skuadrën e Zimbabwe në sfidën e parë.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi Trezeguet, në minutën e 41’, pas një asisti nga ana e Ashraf.

Nga fillimi luajti sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, por nuk arriti të lë gjurmë.

Ndeshja tjetër në Grupin A zhvillohet në mes të DR Congo dhe Uganda.

(Kosova Sot Online)