Florent Muslija si Lionel Messi, trullos 3 kundërshtarë

  • 22 June 2019 - 07:42
Florent Muslija si Lionel Messi, trullos 3 kundërshtarë

Muslija njihet si një lojtar me teknik të jashtëzakonshme dhe goditje të fuqishme nga distanca.

Kosova vazhdon të afrojë talentë që luajnë nëpër Evropë. I fundit që i është bashkuar “Dardanëve”, është mesfushori ofensivë i Hannoverit, Florent Muslija.

Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Muslija është vetëm 20-vjeçar dhe edicionin që lamë pas ka luajtur disa ndeshje me Hannoverin në Bundesliga, ndërsa pritet të ketë më shumë minuta në sezonin 2019/20.

Ai ka shënuar 2 gola në 17 paraqitje në Bundesliga, në total ka luajtur 645 minuta. 

Talenti i Kosovës shënoi në ndeshjen e parë në Bundesliga në humbjen e Hannoverit 4-1 nga Frankfurti, derisa goli i dytë erdhi kundër Leverkusenit, një gol shumë i bukur nga gjuajtja e lirë që u zgjodh i treti më i mirë në xhiron e tetë të Bundesligas.

Ai njihet si një lojtar me teknik të jashtëzakonshme dhe goditje të fuqishme, më së miri e tregon goli më lartë, por edhe këto lëvizje magjike ku i trullos disa kundërshtarë.

Talenti i “Dardanëve” mund të bëjë debutimin me Kosovën me shtatë shtator kundër Çekisë, duke parë edhe mungesën e Arbër Zenelit, i cili do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj.

(Kosova Sot Online)