Sanchez shënon në fitoren e Kilit

  • 22 June 2019 - 08:28
Sanchez shënon në fitoren e Kilit

Kili ka rrëmbyer pozitën e parë në Grupin C, duke e mposhtur 2-1 Ekuadorin.

Kili ka vazhduar me fitore në Kupën e Amerikës.

Të besuarit e Reinaldo Rueda triumfuan 2-1 ndaj Ekuadorit me golat e Jose Fuenzalida 8’ dhe Alexis Sanchez 51’.

Derisa golin e nderit për Ekuadorin e shënoi Enner Valencia 26’.

Pas kësaj fitore, Kili ka shkuar në kuotën e 6 pikëve në Grupin C, duke lënë prapa Uruguain me 4.

(Kosova Sot Online)