10 milionë euro ndajnë Cancelon nga Manchester City

  • 22 June 2019 - 08:53
10 milionë euro ndajnë Cancelon nga Manchester City

Vazhdojnë bisedimet mes Manchester City dhe Juventus për transferimin e Joao Cancelos në Angli.

Klubi anglez është ndalur në kuotën e 50 milionë eurove pasi oferta e kampionëve të Anglisë nuk e kalon këtë shifër, megjithatë Juventusi për të lënë të lirë portugezin për të cilin shpenzoi 40 milionë euro një vit më parë, kërkon 60 milionë euro, 10 më shumë nga sa ofron City.

Gjithsesi dy klubet pritet të gjejnë një rrugë të mesme, me Citiziens që janë gati të përfshinë në marrëveshje një sërë bonusesh për të bindur drejtuesit e klubit bardhezi. 

Vetë lojtari raportohet se e ka arritur akordin me drejtuesit e City për një kontratë afatgjatë me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Juventusi tani është duke kërkuar mbrojtës të djathtë, pasi Joao Cancelo është afër transferimit te Manchester City.

Zgjedhja e parë e “Zonjës së Vjetër” është Kieran Trippier i Tottenham Hotspur.

Sipas “The Telegraph”, Tottenham është i gatshëm ta lë 28-vjeçarin të largohet për 25 milionë funte.

(Kosova Sot Online)