Maguire kushton shumë, City kthen sytë kah Elvedi

  • 22 June 2019 - 09:10
Maguire kushton shumë, City kthen sytë kah Elvedi

Harry Maguire ka qenë objektivi i Manchester Cityt për repartin defensivë.

Por qendërmbrojtësi anglez duket vështirë i arritshëm, pasi Leicester City kërkon shumë për ta lënë të lirë atë.

‘Dhelprat’ i kanë bërë me dije Manchester Cityt se duhet të paguajnë 90 milionë euro që ta lënë të lirë largimin e Maguire.

E këtë shumë City nuk ka pranuar ta paguajë dhe ka ndërruar objektiv për mbrojtjen. 

Pep Guardiola e pëlqen shumë mbrojtësin zviceran Nico Elvedi që ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Borussia Moenchegladbach në Bundesliga.

Mediat gjermane raportojnë se City tanimë ka filluar bisedimet me Gladbachun për talentin zviceran.

Kampionët aktual të Anglisë janë gati të paguajnë 35 milionë euro për transferimin e reprezentuesit zviceran në ‘Etihad Stadium’.

22-vjeçari këtë edicion ka qenë titullar i padiskutueshëm në Bundesliga me Gladbachun, ku në 30 ndeshje të zhvilluara ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

(Kosova Sot Online)