Shkodran Mustafi takohet me Nusretin

  • 22 June 2019 - 09:50
Shkodran Mustafi takohet me Nusretin

Jemi familjarizuar të gjithë tashmë me figurën e Saltbae dhe famën që ai ka pasur kohët e fundit.

Restoranti i tij është kthyer në një trend për vipat, ndaj të gjithë po fillojnë ta vizitojnë.

Pas Lionel Messit, Cristiano Ronaldos e shumë të tjerëve, së fundmi në restorantin e Nusretit ka qenë Shkodran Mustafi.

Ai ka publikuar një video me vetë Nusretin.Mustafi po i shijon pushimet verore me familjen e tij para se t’i bashkohet në korrik Arsenalit për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse shqiptari do të vazhdojë të qëndrojë në Londër.

Milani është duke u interesuar për 27-vjeçarin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkodran Mustafi (@shkodranmustafi) on

(Kosova Sot Online)