“As Cruyff e Guardiola s’do të arrinin ta shpëtojnë Argjentinën”

  • 22 June 2019 - 16:20
“As Cruyff e Guardiola s’do të arrinin ta shpëtojnë Argjentinën”

Drejtori i ekipeve kombëtare në Federatën e Futbollit të Argjentinës, Cesar Luis Menotti, beson se as Johan Cruyff e Pep Guardiola s’do të arrinin ta shpëtonin skuadrën aktuale të bardhekaltërve.

Argjentina ka qenë në një periudhë të vështirë gjatë 12 muajve të fundit, duke filluar me paraqitjen zhgënjyese në Kupën e Botës vitin e kaluar, kur ata u eliminuan në fazën e 1/8 të finales, transmeton Gazeta Express.

Kjo ia kushtoi Jorge Sampaolit pozitën e trajnerit dhe ndihmësi i tij, Lionel Scaloni, u emërua në pozitën e trajnerit të përkohshëm, para se të emërohej në këtë pozitë në mënyrë permanente.

Pas dy ndeshjeve në Kupën e Amerikës 2019, Argjentina e ka regjistruar vetëm një pikë, pas disfatës kundër Kolumbisë dhe barazimit dhe Paraguain. Kjo bën që Argjentina ta rrezikojë eliminimin qysh në fazën e grupeve.

Menotti, i cili ishte trajner i Argjentinës kur bardhekaltrit e fituan Kupën e parë të Botës në vitin 1978, beson se as trajnerët më të mirë në botë nuk do të mund të ndryshonin asgjë”.

“As Cruyff e as Guardiola nuk mund ta ndryshonin historinë e ekipit kombëtar të Argjentinës”, ka thënë Menotti për Diario Popular.

“Kjo e reflekton kompleksitetin e situatës të cilën po e përjeton Argjentina. Scaloni, natyrisht, duhet të vlerësohet, sepse ne të gjithë vlerësohemi çdo ditë”.

“Është vendimtare që ta shohim zhvillimin e plotë, situatën e plotë. Nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë dhe e shikojmë këtë punë vetëm pjesërisht, atëherë ne e kemi gabim”.

“Kjo skuadër nuk kishte pothuajse fare përgatitje, ata vetëm dalin në fushë dhe luajmë dhe natyrisht kjo kuptohet. Pa plan të mirë punë dhe pa orar të cilin e respektojnë të gjithë, veçanërisht liderët, skuadra nuk do të rikuperohet”.

(Kosova Sot Online)