Zyrtare: Bentancur vazhdon kontratën me Juventusin

  • 22 June 2019 - 16:30
Zyrtare: Bentancur vazhdon kontratën me Juventusin

Juventusi ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Twitter se uruguaiani Rodrigo Bentancur e ka vazhduar kontratën me bardhezinjtë deri në qershor të vitit 2024.

Rodrigo Bentancur do t’i mbushë 22 vjet javën tjetër dhe ai iu bashkua Juventusit nga Boca Juniors në verën e vitit 2017 për 12.5 milionë euro, si pjesë e marrëveshjes që e dërgoi Carlos Tevezin në Argjentinë, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e tij paraprake përfundonte në qershor të vitit 2022, por ai i ka shtuar edhe dy vjet të tjera në këtë kontratë dhe paga e tij është ngritur në mënyrë të dukshme.

Ai do të paguhet 2.7 milionë euro në vit sipas kontratës së re, ndërsa Juventusi pritet që së shpejti ta zyrtarizojë edhe rinovimin e kontratës së Daniele Ruganit.

“Karriera e tij deri më tani mund të përshkruhet si e një njeriu dhe një të kaluar premtuese, një të tashme brilante dhe një të ardhme që pret për t’u shkruar: të gjitha me fanellën e Juventusin në trup”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Këtë sezon, Bentancur i shënoi dy gola dhe i bëri tri asiste në 40 ndeshjet e zhvilluara me bardhezinjte.

(Kosova Sot Online)