Real Madridi, së shpejti me ekip të vajzave

  • 22 June 2019 - 17:00
Real Madridi, së shpejti me ekip të vajzave

La Liga Iberdrola mund ta ketë një tjetër klub për sezonin e ardhshëm, pasi që Real Madridi është duke planifikuar ta themelojë ekipin e vajzave për sezoni 2019/20.

Real Madridi ka arritur marrëveshje me CD Tacon, që këtë sezon e kanë arritur promovimin në La Liga Iderdrola. Sipas marrëveshjes, “Los Blancos” do ta blejnë vendin e tyre në ligën e nivelit të parë të futbollit të vajzave në Spanjë.

OK Diario ishte i pari që e raportoi këtë lajm që më vonë e konfirmoi edhe Marca. Marrëveshja, në vlerë prej gjysmë milion euro, pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Real Madridi ka qenë duke e shqyrtuar krijimin e një ekipi të vajzave që disa vjet dhe kishte planifikuar ta niste rrugëtimin qysh prej fillimit, mirëpo rritja e Taconit dhe marrëdhënia e mirë mes klubeve ka rezultuar të jetë një mundësi e parefuzueshme.

Atletico Madrid, Barcelona, Real Sociedadi, Athletic Club, Espanyol, Valencia, Sevilla, Real Betis dhe Levante janë disa ndër klubet që garojnë në nivelin e parë të futbollit të vajzave në Spanjë. 

(Kosova Sot Online)