Orari i garave të sportistëve tanë në ditën e tretë të Lojërat Evropiane

  • 23 June 2019 - 10:04
Orari i garave të sportistëve tanë në ditën e tretë të Lojërat Evropiane

Kosova do të përfaqësohet nga tre sportistë sot në ditën e tretë të Lojërave Evropiane 2019 në Minks të Bjellorusisë, Akil Gjakova, Shtëpim Bajoku dhe Donjeta Sadiku.

Xhudisti Akil Gjakova do të garojë i pari nga kosovarët me fillim në orën 10:15, sipas kohës së lokale, ndërsa dyshja shpëtim Bajoku do të boksojë kundër Ahmad Shtiwi në orën 18:00 dhe Donjeta Sadiku ndaj Ditte Frostholm në orën 20:30.

Dita e dytë e Lojërave Evropiane në Minks ishte historike për Kosovën, e zakonshmja pasi Majlinda Kelmendi ia solli vendit medaljen e parë të artë nga në xhudo në këto lojëra, ndërsa Nora Gjakova të argjendtën.  

Akili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo, Shpëtim Bajoku në kategorinë deri në 64 kilogramë në boks dhe Donjeta Sadiku në kategorinë deri në 60 kilogramë po  ashtu në boks.

Kosova, me 12 sportistët që do ta përfaqësojnë, e nisi të premten garën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat do të zhvillohen prej 21 deri më 30 qershor.

Gjithsej 12 sportistë do të tentojnë të shtojnë medalje të Lojërave Evropiane Minsk 2019 në kabinetin e Kosovës gjatë ditëve në vijim, në garën që zhvillohet në kryeqytetin e Bjellorusisë.

(Kosova Sot Online)