Akil Gjakova vazhdon luftën për medalje të artë, e mposht xhudistin bjellorus para tifozëve të tij

  • 23 June 2019 - 11:17
Akil Gjakova vazhdon luftën për medalje të artë, e mposht xhudistin bjellorus para tifozëve të tij

Pas Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës, sot është radha për vëllaun e kësaj të fundit, Akilin.

Xhudisti pejan e ka filluar me fitore aventurën në lojërat evropiane “Minsk 2019” me duelin kundër vendasit bjellorus, Vadzim Shoka.

Raundin e parë e kaloi pa ndeshje, derisa Shoka mposhti Abdul Mailk Umayev.

Në ndeshjen e dytë, Gjakova u tregua më i mirë sesa vendasi Shoka, që u mposht nga kosovari, e për t’u përshëndetur kështu nga gara për vendin e parë.

Tani, Akili, në raundin e ardhshëm do të luftojë me fituesin e dyshes Georgios Azoidis – Martin Hojak.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditën e sotme për sportistët kosovarë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

(Kosova Sot Online)