Coutinho dhe Arthur i hapin derën e rikthimit në Barcelonë Neymarit

  • 23 June 2019 - 16:27
Coutinho dhe Arthur i hapin derën e rikthimit në Barcelonë Neymarit

Dyshja Philippe Coutinho dhe Arthur i kanë hapur derën e rikthimit në Barcelonë bashkëkombësit të tij Neymar, duke thënë se do të donin që ai të kthehej në Camp Nou.

Neymar nuk është në gjendje t’iu ndihmojë Coutinhos dhe Arthurit në përpjekjet e Brazilit për ta fituar Kupën e Amerikës këtë muaj në Brazil, megjithatë, dyshja e dëshiron rikthimin e Neymarit në Spanjë.

Ata folën pas fitores së Brazilit 5:0 kundër Perusë në Kupën e Amerikës për kthimin e Neymarit në Barcelonë, nga ku u largua më 2017 për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainin.

“Natyrisht se do të doja (që ai të kthehej). Ai është lojtar i madh. Këtë nuk e dëshiroj vetëm unë por të gjithë”, tha Arthur.

Edhe Coutinho u pajtua me komentet e Arthurit.

“Të luash me Neymarin është e jashtëzakonshme. Ai është shumë yll. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por të luaj më të është kënaqësi e madhe”, tha Coutinho. 

(Kosova Sot Online)