Zbulohet fotografia e Maldinit me futbollistin e Realit, u takuan në Ibiza

  • 23 June 2019 - 16:35
Zbulohet fotografia e Maldinit me futbollistin e Realit, u takuan në Ibiza

Theo dhe Maldini janë takuar të dielën në mëngjes në Ibiza.

Përveç Dani Ceballos, duke se dëshira tjetër e madhe e Paolo Maldinit për ta sjellë në Milan është mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez.

“El Chiringuito TV” ka siguruar një foto të Maldinit dhe Theos duke pirë kafe së bashku në mëngjesin e së dielës në Ibiza, ku raportohet se kanë diskutuar për mundësinë që 21-vjeçari t’i bashkohet Milanit.

Maldini ia ka prezantuar Theos projektin e ri të ekipit italian dhe duke parë që nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane, mund edhe ta mendojë largimin.

Sezonin e kaluar ai luajti në formë huazime ti Real Sociedad. 

(Kosova Sot Online)