Muslija: “Kosova u interesua shumë për mua”

  • 23 June 2019 - 17:59
Muslija: “Kosova u interesua shumë për mua”

Të premten, më në fund vendimi është marrë: Florent Muslija ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.

Duke folur për faqen zyrtare të Hannoverit, Muslija tha; “kemi qenë në kontakt që një kohë të gjatë”.

“Interesimi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm, ata me të vërtetë punuan shumë për mua”, shtoi Muslija.

20-vjecari deri më tani ka luajtur për Gjermaninë U-20, por tani do të luajë për ekipin e parë të Kosovës.

Ai ka shpjeguar pse ka marrë këtë vendim: “Rrënjët e mia e janë në Kosovë, familja ime është nga atje. Ishte vendim me zemër”.

Ai s’ka asgjë kundër Gjermanisë, ku u rrit dhe ndihet shumë mirë, por vendosi për shkak të prejardhjes.

“E di se është gjëja e duhur që kam bërë për karrierën time me Kombëtare, e ndjej këtë”, shtoi ai.

Muslija ka bërë 17 paraqitje për Hannoverin në Bundesliga sezonin e kaluar dhe ka realizuar 2 gola. Vlera e futbollistit më të ri të Kosovës është 3 milionë euro.

20-vjeçari mund të bëjë debutimin me Kosovën me shtatë shtator kundër Çekisë, duke parë edhe mungesën e Arbër Zenelit, i cili do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj. 

(Kosova Sot Online)