Cristiano Ronaldo Michael Jordanit: “Kemi shkruar historinë”

  • 24 June 2019 - 10:56
Cristiano Ronaldo Michael Jordanit: “Kemi shkruar historinë”

Dy legjenda në një fotografi, që ka pushtuar rrjetet sociale.

Cristiano Ronaldo është takuar me legjendën Michael Jordan, portugezi ka postuar një fotografi në Instagram.

“Kemi shkruar historinë”, ka shkruar Ronaldo në Instagram duke ia bashkangjitur fjalëve një top të futbollit dhe një të basketbollit.

Ka vetëm pak orë që Cris ka postuar këtë fotografi e cila deri më tani ka afër 5 milionë like.

Jordan, tashmë në pension – gjatë karrierës ka fituar gjashtë trofe në NBA dhe dy medalje të arta në Lojërat olimpike (Los Angeles 1984 dhe Barcelona 1992).

Kurse CR7, që është ende aktiv – ka fituar tre trofe të Premier League, dy Liga të Spanjës, një të Serie A, 5 trofe të Champions League, dy me Portugalinë (Euro 2016 dhe Nations League), si dhe shumë trofe tjerë ekipor e individual.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

(Kosova Sot Online)