Loriana e nis mbarë në Lojërat Evropiane, prek çerekfinalen

  • 24 June 2019 - 11:23
Loriana e nis mbarë në Lojërat Evropiane, prek çerekfinalen

Loriana Kuka është kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Evropiane.

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur mbarë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, raporton Gazeta Express.

Xhudistja jonë mposhti Katie Jemina Yeats Broën të Britanisë së Madhe, me shënim të artë në kategorinë -78 kilogramë, për të prekur çerekfinalen.

Në çerekfinale Lorin e pret lufta me Guusje Stenhuis të Holandës.

Loriana kërkon të bëjë atë që deri më tani e kanë arritur vetëm Majlinda dhe Nora Gjakova – të rrëmbejë medalje në Lojërat Evropiane.

(Kosova Sot Online)