Pesë arsyet përse De Ligt duhet të transferohet te Juventusi

  • 24 June 2019 - 11:27
Pesë arsyet përse De Ligt duhet të transferohet te Juventusi

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do të largohet në këtë verë nga Johan Cruyff Arena, derisa është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane.

Mbrojtësi holandez fillimisht kishte zgjuar interesimin e skuadrave, si Barcelona, Liverpooli, Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi, mirëpo tani garës po i prin Juventusi.

Këtu janë pesë arsye se përse 19-vjeçari duhet ta zgjedhë transferimin te Zonja e Vjetër:

Futbolli italian njihet për mbrojtje të fortë

De Ligt do të transferohej te një klub që ka një mbrojtje të fuqishme. Ai mund të mësojë shumë nga Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.

Talenti holandez do t’i shikonte nga afër dy mbrojtësit që kanë qenë në nivele të larta, e që natyrisht se mund të mësonte shumë nga ta. 

Shansi që të luajë me lojtarë të mëdhenj

Kampionët e Serie A kanë ndërtuar ndër vite një skuadër shumë të talentuar, andaj për 19-vjeçarin do të ishte një kënaqësi të luante përkrah tyre.

Për më shumë, kapiteni i Ajaxit do të kishte shansin që të luante edhe me njërin ndër lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, që besohet se ky i fundit po e bind të kalojë në Torino.

Juventusi ka tifozë të mrekullueshëm

De Ligt është mësuar me një atmosferë të zjarrtë te Ajaxi, por një atmosferë të tillë mund ta ketë edhe te Zonja e Vjetër, që njihet për tifozë të flaktë.

Besohet se skuadra italiane ka rreth 180 milionë tifozë nëpër botë, ndërsa Allianz Stadium ka shikueshmërinë më të lartë në Serie A.

Ardhja e Maurizio Sarrit

Trajneri italian tashmë është zyrtarizuar në krye të skuadrës së Juventusit. De Ligt do të kishte shansin që të ishte pjesë e strategjisë së ‘Sarri Ball’.

Filozofia e lojës së Sarrit do t’i ndihmonte shumë atij që të zhvillohej si lojtar, por edhe që mund të ishte mbrojtësi kryesor i Zonjës së Vjetër.

Juventusi fiton trofe

Zonja e Vjetër është në mesin e skuadrave më të suksesshme në botë. Ka fituar 57 trofe në Itali dhe nëntë tituj evropian, përfshirë këtu edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve.

Ata e kanë fituar ligën që tetë vite radhazi, ndërsa janë duke tentuar që në këto vitet e fundit ta rikthejnë në Torino trofeun e garës më të madhe për klube në Evropë.

(Kosova Sot Online)