Lampard pritet të prezantohet në këtë javë te Chelsea

  • 24 June 2019 - 12:06
Lampard pritet të prezantohet në këtë javë te Chelsea

Frank Lampard me shumë gjasë pritet që në këtë javë të prezantohet te Chelsea, që shihet si zëvendësues i Maurizio Sarrit që kaloi te Juventusi.

Legjenda e skuadrës londineze është aktualisht në krye të ekipit nga Championshipi, Derby Contyt, mirëpo në këtë javë pritet ta zëvendësojë trajnerin italian.

41-vjeçari është ende golashënuesi më i mirë në histori të klubit, pasi që ka shënuar 211 gola në 648 paraqitje në Stamford Bridge.

TalkSport raporton se ish-reprezentuesi i Anglisë do të prezantohet në 48 orët e ardhshme te Chelsea, gjersa me vete do t’i marrë dhe dy lojtarët e talentuar, Mason Mount dhe Fikayo Tomori, që i kishte në huazim nga Blutë te Derby. 

Roman Abramovich tashmë ka mbajtur një takim ditë më parë në jahtin e tij me Lampardin, për të arritur marrëveshje personale, por edhe për të biseduar rreth mënyrës së strategjisë së funksionimit të skuadrës, pasi janë të dënuar nga FIFA me dy afate të transferimeve.

Se legjenda angleze është në bisedime me Chelsean, e kishte konfirmuar edhe Didier Drogba, ndërsa në këtë javë pritet që ai të prezantohet zyrtarisht në Stamford Bridge.

(Kosova Sot Online)