Historia e Lionel Messit të ri, vogëlushit brazilian që mban emrin e yllit argjentinas

  • 24 June 2019 - 12:11
Historia e Lionel Messit të ri, vogëlushit brazilian që mban emrin e yllit argjentinas

Prindërit e tij, të cilët adhurojnë Leo Messin, ia vendosën emrin djalit të tyre ‘Lionel Messi Maier dos Santos’, për nder të yllit të Barcelonës.

Përveç që po dhuron shfaqje në futboll, Kupa e Amerikës 2019 shpesh po tregon edhe momente interesante. Një nga këto është fakti se një tifoz i Brazilit mban emrin e Lionel Messit në shpinë.

Vogëlushi, i cili është vetëm 6 vjeç, u emërua Lionel Messi dos Santos nga prindërit e tij. Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë. Babai i tij Gabriel Quadros dos Santos dhe nëna Lisiane Maier janë adhurues të mëdhenj të yllit argjentinas. 

“Messi brazilian’, i lindur më 14 shtator, 2012, u nis nga shtëpia e tij të premten për ta takuar idolin e tij. Megjithatë, ai e pa atë vetëm kur kaloi autobusi i skuadrës. Messi i vogël luan futboll dhe, normalisht, është sulmues. 

Image

Ai është tifoz i Barcelonës dhe pasi u emërua për nder të Leos, asnjëherë nuk e humb asnjë ndeshje të tij. Pavarësisht se nuk mundi ta takonte heroin e tij, Messi brazilian do të vazhdojë të provojë ta kapë vëmendjen e Leos dhe t’ia shpjegojë historinë e vet atij.

(Kosova Sot Online)