“Liverpooli s’duhet të shpenzojë para për Coutinhon”

  • 24 June 2019 - 12:38
“Liverpooli s’duhet të shpenzojë para për Coutinhon”

Aldridge mendon se kthimi i Coutinhos në “Anfield” do të ishte negativ për Liverpoolin dhe harxhim i kot i parave që sipas tij, mund t’i shfrytëzojnë më mirë ato miliona që kanë për të blerë lojtarë.

Legjenda e Liverpoolit, John Aldridge, e ka këshilluar Liverpoolin që të mos mendojë për rikthimin e Philippe Coutinhos në “Anfield”, për të tentojnë blerjen e Wilfried Zaha, që sipas tij “është opsion më i mirë për Jurgen Klopp”.

Mesfushori i Brazilit e la Liverpoolin për Barcelonën në janar të vitit 2018, por lidhet me një largim të mundshëm në “Camp Nou” pasi deri më tani asgjë s’ka shkuar siç parashikimeve.

“Coutinho i zemëroi të gjithë me insistimin për t’u larguar nga klubi. Edhe pse është lojtar fantastik, nuk mendoj që Liverpooli duhet ta shpenzojë buxhetin për ta rikthyer atë”, u shpreh Aldridge.

“Askush nga ne nuk e ka harruar se Coutinho e la Liverpoolin në një pozicion të vështirë duke u largua në mes të sezonit”.

“Ne i besojmë Kloppit në vendimet që merr, por mendoj se shtuarja e një sulmuesi me kualitete është opsioni më i mirë për këtë verë”.

Wilfried Zaha është duke u kërkuar nga Klopp dhe Aldridge beson se “Redsat” duhet ta blejnë atë nga Crystal Palace.

(Kosova Sot Online)