Pas Nottinghamit, edhe klubi tjetër anglez interesohet për Muriçin

  • 24 June 2019 - 12:50
Pas Nottinghamit, edhe klubi tjetër anglez interesohet për Muriçin

Portieri i Kosovës po kërkohet nga klubet e Championshipit anglez. Manchester City po planifikon ta huazojë portierin shqiptar nga Mali i Zi, i cili nuk po ka hapësira të mjaftueshme në “Etihad Stadium”

Arijanet Muriç është bërë objektiv i klubeve nga Championshipi anglez.

Portierit të Përfaqësueses së Kosovës ditë më parë ia kishte vënë syrin Nottingham Foresti, i cili dëshiron t’ia japë hapësirën portierit shqiptar nga Mali i Zi, të cilën nuk e ka momentalisht në Manchester City.

Mirëpo, Nottinghami nuk është klubi i vetëm që ia ka vënë syrin portierit shtatgjatë.

Në fakt, sipas mediave britanike, interesim për Muriçin ka shfaqur edhe klubi tjetër nga liga e dytë angleze, Preston North End.

“Reds” janë të vendosur ta huazojnë përfaqësuesin kosovar, por tabloidi britanik “The Sun” raporton se Preston është po ashtu i vendosur për portierin me perspektivë.

20 vjeçari ishte zgjedhja e dytë e trajnerit Pep Guardiola sezonin e fundit pasi Claudio Bravo kishte vuajtur nga një lëndim i rëndë, i pësuar në muajin gusht të vitit të kaluar.

Bravo tash është i gatshëm dhe Guardiola i do së paku dy portierë, që nënkupton se Muriç është i tepërt dhe se largimi i tij nga “Etihad Stadium” është më shumë se i mundshëm. 

(Kosova Sot Online)