Spekulohet se Eriksen po e kërkon transferimin te Manchester Unitedi

  • 24 June 2019 - 13:48
Spekulohet se Eriksen po e kërkon transferimin te Manchester Unitedi

Christian Eriksen thuhet se po e mendon transferimin te Manchester Unitedi, pasi i dështoi marrëveshja me Real Madridin.

Mesfushori i Tottenham Hotspurit e kërkonte me ngulm transferimin te Los Blancos, mirëpo këta të fundit janë tërhequr nga gara për shërbimet e tij.

Sipas The Mirror, 27-vjeçari tani po e konsideron largimin nga Spurs, derisa është duke e planifikuar transferimin në Old Trafford.

Djajtë e Kuq në sezonin e ri do të luajnë në Ligën e Evropës, pasi në edicionin që lamë pas përfunduan në vendin e gjashtë, por kjo gjë nuk po e pengon danezin.

Mesfushori ka kontratë edhe 12 muaj te Tottenhami, mirëpo pak ditë më parë deklaroi se ai po e mendon largimin nga ‘White Hart Lane’ për një aventurë të re. 

Manchester Unitedi natyrisht se do ta mendojë transferimin e Eriksenit në këtë afat kalimtar, pasi Paul Pogba është afër transferimit në Santiago Bernabeu.

Spurs janë në dijeni për dëshirën e danezit, andaj po i kërkojnë rreth 150 milionë euro nga shtija e tij.

(Kosova Sot Online)