Leicester dhe Wolves i bashkohen Arsenalit në garë për Perisic

  • 24 June 2019 - 13:49
Leicester dhe Wolves i bashkohen Arsenalit në garë për Perisic

Ivan Perisic ka refuzuar largimin nga Evropa drejt kampionatit kinez.

Anësori kroat ka refuzuar ofertën prej 12 milionë eurove në sezon nga skuadra kineze Shanghai Shenhua.

Reprezentuesi i Kroacisë dëshiron të vazhdojë të luaj edhe për disa vite në Evropë.

Por Perisic duket se te Interi nuk ka vend, pasi trajneri Antonio Conte nuk llogarit në shërbimet e tij. 

30-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Ligën Premier ku ka tri oferta të rëndësishme.

Arsenal, Wolverhampton Waanderers dhe Leicester City janë ekipet që po e duan yllin kroat.

Interi është gati ta lë të lirë kroatin, por kërkojnë të përfitojnë së paku 35 milionë euro nga shitja e tij.

Skuadra favorite mbetet Arsenal, që kishte kërkuar shërbinet e Perisicit edhe vitin e kaluar, por që në fund kishte dështuar transferimi i tij në Londër.

(Kosova Sot Online)