E kërkonte Barcelona, United merr vendim për të ardhmen e Rashford

  • 24 June 2019 - 14:15
E kërkonte Barcelona, United merr vendim për të ardhmen e Rashford

Sulmuesi anglez ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Evropë.

Manchester United është duke kaluar në një fazë të ndërtimit të ekipit dhe përveç largimeve që pritet të bëhen në verë, janë disa futbollistë që klubi i konsideron shumë të rëndësishëm.

Një ndër ta është edhe Marcus Rashford i cili kërkohet nga Barcelona, por klubi ka vendosur ta mbajë me çdo kusht. 

21-vjeçari ka vetëm një vit kontratë por klubi ka të drejtën e zgjatjes edhe për një sezon tjetër dhe ka vendosur ta aktivizojë këtë mundësi.

Ky veprim i klubit nuk e zgjidh situatën pasi Rashford ka kërkuar një pagë prej 350 mijë funtesh në javë që të nënshkruajë rinovimin por drejtuesit mendojnë se me dy vite të tjera në kontratë do të kenë kohën e duhur në dispozicion për të negociuar.

(Kosova Sot Online)