Georgina Rodriguez ekspozon trupin fantastik në pushime me Ronaldon

  • 24 June 2019 - 14:32
Georgina Rodriguez ekspozon trupin fantastik në pushime me Ronaldon

Ronaldo po kënaqet me pushimin veror bashkë me të dashurën Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tij.

Pasi u relaksua në Greqi për disa ditë, dhe u raportua se u ka lënë bakshish 20,000 euro punëtorëve të hotelit në Greqi, aty ku po pushonte me familjen e tij, për shkak se asnjë fotografi nuk doli nëpër media gjatë qëndrimit të tij – Cris tani është në pushime në Francë në St Tropez.

Ndryshe nga Greqia, paparacit nuk janë duke e lënë rehat dhe kanë nxjerrë fotografi të shumta gjatë ditës së djeshme.

Ajo që ra në sy ishte Georgina, e dashura e Ronaldos, me linjat e sajt perfektë trupore.

Ronaldo po pushon me të dashurën dhe katër fëmijët: Cristiano Ronaldo Junir, 9 vjeç, binjakët Eva Maria dhe Mateo, 2 vjeç dhe vogëlushen Alana, 1 vjeç.

(Kosova Sot Online)