“Hazard transferim i shkëlqyer për Real Madridin”

  • 24 June 2019 - 14:48
“Hazard transferim i shkëlqyer për Real Madridin”

Carvalho e cilëson blerje të duhur transferimin e Hazardit nga Chelsea.

Eden Hazard është “blerje fantastike” për Real Madridin, thotë Ricardo Carvalho, me belgun që la Chelsean për Los Blancos për 100 milionë euro.

“Ai është transferim i shkëlqyer”, tha ish-mbrojtësi i Realit dhe Chelseat, pas ndeshjes së bamirësisë mes Legjendave të Realit dhe Legjendave të Chelseat, që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, ku fituan Los Blancos 4-3.

“E njoh atë shumë mirë dhe nuk kam asnjë dyshim se do të bëjë mirë”.

“Ai do të ketë më shumë hapësirë në Spanjë. Është i shpejt, shumë i fortë një me një dhe Madridi ka lojtarë të shkëlqyer që do ta ndihmojnë atë.

28-vjeçari e mbylli sezonin e fundit me Chelsean me 21 gola dhe 17 asiste në 52 ndeshje.

(Kosova Sot Online)