Manchester United refuzon shkëmbimin Pogba-Neymar

  • 24 June 2019 - 15:38
Manchester United refuzon shkëmbimin Pogba-Neymar

Unitedit nuk i ka pëlqyer ideja e shkëmbimit Pogba-Neymar, duke kthyer prapa PSG-në.

Sipas asaj që raporton “The Independent”, zëvendëspresidenti i Manchester United, Ed Woodward, ka refuzuar mundësinë e shkëmbimit të Paul Pogbas me Neymar Junior.

“Kampionët e Francës i propozuan Manchesterit mundësinë e shkëmbimit të futbollistëve (Pogba dhe Neymar), por Woodwardit nuk i ka pëlqyer kjo ide”, shkruan “Independent”.

Dytë, Pogba dhe Neymar, raportohet se duan të largohen nga klubet respektive.

Pogba lidhet me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu” te Real Madridi, me kërkesë të Zinedine Zidane. Reali interesohet gjithashtu edhe për Neymarin, por ka zëra se ai do të rikthehet në Barcelonë.

Pogba është pjesë e Man United që nga viti 2016. Ai ka bërë 135 paraqitje me “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 31 gola, teksa ka dhuruar edhe 29 asiste.

Kurse Neymar është pjesë e PSG-së që nga viti 2017. Për dy sezone, ai ka bërë 58 paraqitje dhe ka shënuar 51 gola, teksa ka dhuruar 29 asiste. 

(Kosova Sot Online)