Medalja e tretë për Kosovën, Loriana Kuka e bronztë në Lojërat Evropiane

  • 24 June 2019 - 16:41
Medalja e tretë për Kosovën, Loriana Kuka e bronztë në Lojërat Evropiane

Loriana Kuka ia ka sjell medaljen e tretë Kosovës në Lojërat Evropiane. Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e bronztë në “Minsk 2019”

Edhe Loriana Kuka ka fituar medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Xhudistja jonë mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë -57 kg.

Është kjo medalja e tretë e Kosovës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, pas të artës së Majlinda Kelmendit, të argjendtës së Nora Gjakovës dhe të bronztës së Loriana Kukës.

(Kosova Sot Online)