Buffon në Leeds “ende larg transferit”

  • 24 June 2019 - 16:53
Buffon në Leeds “ende larg transferit”

Spekulimet që e lidhin ish portierin e Juventusit dhe të Italisë Gianluigi Buffon janë përshkruar si totalisht “jashtë objektivit”

Raportet gjatë vikendit – përfshirë edhe median e respektuar sportive Corriere della Sera – kanë thënë se kishte një garë në mes të Leeds dhe Portos për nënshkrimin e Buffon.

Portieri 41 vjeçar që është lojtar i lirë pasi që do të largohet nga Paris Saint-Germain, u tha se do të largohet për në Yorkshire, por sipas gazetës lokale të Leeds, Yorkshire Evening Post kërkesat për pagë të madhe do të mund të ndikojnë në politikat e pagës së skuadrës angleze.

Kjo bën që ai të jetë favorit për t’ju bashkuar Portos, por shtypi francez thotë se klubi portugez janë po ashtu në negociata për të nënshkruar me portierin e talentuar të Stade Rennais, Tomas Koubek.

Ata e shohin Koubek si zëvendësues të Iker Casillas, i cili pritet që të pensionohet pas sulmit të tij në zemër. Nëse kjo ndodh, atëherë me gjasë Buffon do të rikthehet në Serie A. 

(Kosova Sot Online)