“Medalja i dedikohet familjes Kuka”

  • 24 June 2019 - 16:55
“Medalja i dedikohet familjes Kuka”

Kosova ka fituar deri më tani 3 medalje në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Të trija këto medalje janë të fituara në sportin e xhudos nga xhudistet e trajnerit Driton Kuka.

Së fundmi ishte Loriana Kuka, mbesa e Dritonit, ajo e cila fitoi medaljen e bronztë, të tretën për Kosovën pasi para saj kishin fituar Majlinda Kelmendi të artën dhe Nora Gjakovën të argjendtën.

Menjëherë pas fitores së Loriana Kukës, Driton Kuka është shprehur tejet i lumtur me suksesin e arritur.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kjo është një ndjenjë e veçantë, kjo medalje kësaj radhe për familjen tonë, si satisfaksion morail i dashurisë sonë për sportin.

Për vëllaun tim Sylen njëherit trajneri im! Ja postimi i plotë i Driton Kukës:

Image

(Kosova Sot Online)