Kosova i lë prapa shtetet e mëdha me medalje në Lojërat Evropiane

  • 24 June 2019 - 17:19
Kosova i lë prapa shtetet e mëdha me medalje në Lojërat Evropiane

Kosova i ka lënë prapa gjigantët evropianë sa u përket medaljeve të fituara në Lojërat Evropiane. Vendi ynë zë vendin e katërt në listën e vendeve medaliste të “Minsk 2019” me 3 medalje, ndërsa ka prapa Rusinë, Ukrainën dhe lideren, Franca

Kosova po vazhdon të shkëlqejë në Lojërat Evropiane, të cilat po mbahen në Bjellorusi.

Vendi ynë i ka lënë prapa vendet e njohura evropiane dhe gjigantët e Kontinentit të Vjetër, ndërsa momentalisht e zë vendin e katërt në tabelë.

Kosova ka përfunduar në këtë pozitë falë tri medaljeve të fituara në Lojërat Evropiane, ndërsa gjendet prapa Rusisë, Ukrainës dhe lideres, Franca.

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë, Nora Gjakova të argjendtën dhe së fundmi Loriana Kuka të bronztën, për t’ia siguruar një vend Kosovës në kreun e tabelës. 

Image

(Kosova Sot Online)