Van Gaal: Messi ta pyet vetveten pse Barcelona nuk ka fituar më shumë Liga të Kampionëve

  • 24 June 2019 - 17:42
Van Gaal: Messi ta pyet vetveten pse Barcelona nuk ka fituar më shumë Liga të Kampionëve

Louis Van Gaal ka theksuar se ai beson që Lionel Messi është dashur që të fitojë më shpesh Ligën e Kampionëve

Katalunasit nuk e kanë fituar titullin e Europës që nga viti 2015, me Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon që kanë fituar tri vite rresht që nga ajo kohë.

“Mendoj se Messi duhet ta pyes vetveten se si është e mundshme që ai nuk ka fituar për kaq kohë të gjatë Ligën e Kampionëve”, tha Van Gaal në një intervistë për El Pais.

“Më pëlqen si një lojtar individual. Ai është lojtari më i mirë në botë me cilësi individuale. Por, pse ai nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve për pesë vite rresht?”.

“Si kapiten, ju duhet ta pyesni vetveten. Barcelona ka një skuadër të mrekullueshme dhe mendoj që Messi është po ashtu përgjegjës për atë çfarë po ndodh aty”.

Van Gaal beson që suksesi nën Pep Guardiolën ishte edhe për shkak se Messi u adaptua me lojën e tij.

“Guardiola fitoj me Barcelonën sepse ai e kishte Messi, por ai nuk e lejojë atë që të luajë në lojën e tij”, ka shpjeguar holandezi.

“Messi ju përshtat skuadrës dhe jo e kundërta që skuadra ti përshtatet atij”.

Nëse një person duhet të vlerësohet për talentin individual, Van Gaal beson se ai mbetet lojtari më i mirë në botë dhe Europë.

“Por, ka edhe tjerë të mirë, ndër ta është edhe James Milner. Ai luajti si mbrojtës dhe mesfushor brenda finales se Ligës së Kampioneve. U tregua i madh, sepse ka 33 vjet”, tha ai në fund të intervistës. 

(Kosova Sot Online)