Emery iu kërkon drejtuesve të Arsenalit të ‘thyejnë bankën’ për transferimin e Zahas

  • 24 June 2019 - 17:51
Emery iu kërkon drejtuesve të Arsenalit të ‘thyejnë bankën’ për transferimin e Zahas

Unai Emery e pëlqen shumë sulmuesin angleze, Wilfried Zaha dhe synon ta transferojë këtë verë në Emirates.

Arsenali është i etur për të sjellë një anësor sulmues këtë verë dhe kishte kërkuar të nënshkruante me yllin e Crystal Palaces edhe më herët, ndërsa tani kthyer përsëri  ndjekje për të.

Emery e pa buxhetin e transferimeve të Arsenalit në vetëm 45 milionë funte pas humbjes së tyre dërrmuese nga rivalët e Londrës, Chelsea, në finalen e Ligës së Evropës, që nënkupton një sezon të tretë rresht pa Ligën e Kampionëve.

Sipas mediumit britanik The Sun, trajneri spanjoll i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit ta thyejnë bankën dhe të transferojnë Zahan në Emirates. 

Për të transferuar sulmuesin anglez do të duhet të paguhen plot 55 milionë funte apo rreth 65 milionë euro.

Emeryt dhe Arsenalit i duhet të bindin edhe lojtarin, pasi anglezi zbuloi se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Topçinjtë do të luajnë në Ligën e Evropës.

(Kosova Sot Online)